Item image

Hotel New york

Në buzë të bregdetit të mrekullueshëm të Vlorës, i vendosur në zonën më fantastike të qytetit, pranë tunelit ku ujërat e kristalta rrjedhin prej shekujt përmes gjelbërimit të pishave, shfaqet Hotel New York. Vendndodhja e tij në pjesën më të bukur te Gjirit të Vlorës, të njohur si Uji I Ftohtë, si dhe në këmbët e Malit të Shushicës, e bëjnë ate një mrekulli të vërtetë. Ura lidhëse e Hotelit kalon mbi rrugën kombëtare Vlorë – Sarandë dhe të krijon përshtypjen e një trageti të ankoruar aty përjetësisht.