Item image

Grillhouse-Greekoriginalsouvlaki

Gjithçka nisi rreth 15 vite më parë, në shtetin tonë fqinj. Atje pata impaktin e parë me këtë ushqim “tradicional” grek. Fill më pas ndërmora iniciativën dhe guximin për të depërtuar në tregun grek. Siç ndodh zakonisht, çdo nisëm ka dhe vështirësitë e saj, por me shumë punë, dashuri dhe pasion çdo pengesë mund të tejkalohet. Ndërkohë që me kalimin e viteve përvoja jonë sa vinte dhe shtohej, lokali ynë i cili ndodhej në qytetin e Athinës, në zonë e Glyfadës (afër bregdetit) u bë përla e gatimit të Sufllaqes, Kebapit dhe jo vetëm. Edhe pse mes një konkurrence tepër të fortë arritëm të renditemi të parët. Suksesi ynë… thjeshtë përdorimi i produkteve të pastra, dëshira për të dhënë më të mirën dhe përkujdesja ndaj klientit. Por gjatë një udhëtim që bëra në atdhe për festat e fundvitit, pata dëshirën të provoj një sufllaqe, – shija e mbetur për mua ishte shumë e hidhur, sepse nuk pashë asnjë element të një sufllaqje të “mirëfilltë ”. Aty më lindi ideja por dhe dëshira e madhe për të ofruar edhe këtu të njëjtën cilësi ushqimi dhe përkushtim ndaj klientit. Dhe ja ky jemi sot, me lokalin e parë në kryeqytetin tonë. Duke u përpjekur çdo ditë maksimalisht për të ofruar atë çka dimë të bëjmë mjaftë mirë… Të Gatuajmë për Ju!