Item image

National Historical Museum, Tirana, Albania

Muzeu Historik Kombëtar synon të nxisë mirëkuptimin dhe vlerësimin e historisë së Shqipërisë tek publiku vendor, kombëtar dhe ndërkombëtar dhe të inkurajojë dialogun me dhe midis qytetarëve, mbi të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen shqiptare. Për këtë qëllim, ai përfton, ruan dhe studion, provat materiale dhe jo materiale të trashëgimisë historike dhe kulturore të Shqipërisë, të cilat i komunikon dhe i paraqet në një mjedis, që nxit edukimin dhe kërkimin shkencor në fushën e historisë, muzeologjisë dhe trashëgimisë kulturore. Ai organizon dhe mundëson gjithashtu aktivitetet, të cilat përkrahin vizionin dhe misionin e tij.

“In the National Historical Museum, we aim to foster understanding and appreciation of the history of Albania diachronically, and of the role of Albania in world history, to local, national and international audiences. We encourage dialogue with and among all Albanian citizens on the past, present and future of the country. To this purpose, we acquire, conserve and research tangible and intangible evidence of the historical and cultural heritage of Albania, which we communicate and exhibit by stimulating education and entertainment. We take active part in national and international cultural networks and we organize activities which promote our vision and mission”.